Celebrities Gossip Showbiz

A e pranoi Kiara kërkesën që Luizi kishte shkruar në letër?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Pas një mbrëmje shumë të gjatë plot me diskutime dhe me debate, qendra e vëmendjen vazhdon që të jetë Luiz Ejlli. Së fundmi ai ka vendosur që t’i shkruajë një letër Kiarës, e cila vijon si më poshtë:

Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para dreke? Në pritje të përgjigjjes suaj. 
Me respekt “Luani”! 

Pasi mori letrën Kiara vendosi që t’i përgjigjej:

I nderuar dhe i respektuar për sa kohë përdore fjalën luan me mua, zgjodha të pranoj kërkesën e liderit dhe takimi shtyhet për një moment të dytë!