Sociale Sot Nuk Është e Hënë

A ekziston dashuria mes njerëzve të ngjashëm?!

E ftuar në “Sot Nuk Është e Hënë” ishte gazetarja dhe moderatorja Blerina Shehu. Blerina diskutoi mbi një temë mjaft interesante, një temë dashurie. Ajo u thellua mbi ‘fenomenin’ e çiftëzimeve selektive, pra mes të ngjashmëve.

Blerina nxorri në pah faktin se njerëzit zgjedhin të kenë lidhje dashurie me të ngjashmit e tyre.

Studimet tregojnë se të ngjashmet shkojnë me të ngjashmet, pra të pasurit shkojnë dhe gjejnë të pasurit.

Por a ka dashuri mes një çifti të tillë? Blerina shprehet mjaft skeptike lidhur me këtë gjë.

Është një pikëpyetje shumë e madhe nëse në këto çifte ka dashuri ose jo… Teoria është që të ngjashmit tërhiqen, dhe sidomos nëse ti përzgjedh tjetrin në bazë të tipareve fizike të ngjashme me të tuat, këtu pastaj nuk shkon. Nëse shkon për ngjashmëri intelektuale mund edhe të ndizet shkëndija e dashurisë.

Ajo që sugjerohet, siç shprehet Blerina, rrjetet sociale janë ndihmuese në shembjen e këtyre barrierave, duke mos u lidhur kështu të ngjashjmet me njëra-tjetrën.

Rrjetet sociale, kjo është zgjidhja që sugjerojnë. Janë ato algoritmet që të sjellin më pranë të ngjashmëve të tu.