Celebrities Gossip Showbiz

A është Arbri, “Sabiani” i ri për Ilirin tani në “BBV”?!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Të gjithë sytë e publikut janë tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe të gjithë janë shumë kuriozë për të mësuar se çfarë do të ndodhë dita-ditës gjatë garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Njëri nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë është padyshim edhe Ilir Shaqiri. Që nga fillimi i këtij edicioni Iliri është komentuar shumë për marrëdhënien e tij shumë të ngushtë shoqërore me Sabianin, që u njohën brenda shtëpisë me qëllimin e tyre të njëjtë për të fituar. Fatkeqësisht, krahu i tij i djathtë Sabiani, nuk e pati shumë të gjatë rrugëtimin në “BBV” dhe Iliri u gjend i vetëm mes rivalëve të tij, banorëve të tjerë me të cilët nuk kanë munguar aspak debatet e forta herë pas here.

Duket se që pas daljes së Sabianit, Iliri është afruar tanimë me një tjetër banor. Është fjala për Arbrin, një nga banorët e rinj. Herë pas here ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë folur për tema të ndryshme, si ato që lidhen me situatat brenda shtëpisë, si ato personale.

Gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Duket se kjo zgjedhje i ka pëlqyer shumë Ilirit, ku nuk nguroi që të shprehte mendimin e tij dhe se sa i ka pëlqyer kjo zgjedhje e mençur e Arbrit.

Bravo! Tregove shumë karakter. Jo kundrejt meje këtë herë, kundrejt publikut, kundrejt vetes… Për mua ishte vlerësim i dytë që të bëra si publik, jo si Iliri. Si Ilir unë e kish marrë përgjigjen që kur të futa në nominim. Isha 95% i sigurt që do të kishe reaguar ashtu.

Mos ndoshta Arbri po ‘zëvendëson’ Sabianin duke qenë miku tjetër i ngushtë brenda shtëpisë për Ilirin? Na mbetet të presim se çfarë dinamikash do të ketë spektakli i ardhshëm ditën e premte.