Live From Tirana Love & Sex

A është Shqipëria gati për marrëdhënie të hapura në çift?! Sociologu Gëzim Tushi zbulon gjithçka…

Gëzim Tushi një kontribues i shkëlqyer i shkencave sociale dhe sociolog ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ku ka folur jo vetëm për marrëdhëniet e hapura por edhe problemet e shumta që shoqëria po përballet kohëve të fundit. Ai foli në lidhje edhe me librat që ka botuar dhe të tjerë që është në proces duke i shkruar.

Profesori u shpreh se kishte botuar në total 20 libra, njëri nga të cilët i titulluar “Pandemia, asgjë nuk do të jetë si më parë” një diagnostifikim sociologjik i problemeve që do ta shoqëronin shoqërinë për shkak të pandemisë ku përfshiheshin ndryshimi i mënyrave të sjelljes dhe zakoneve të cilat na kanë lënë akoma shenja edhe pse gjendja pësoi pak ndryshim. Libri i dytë “Pse vriten dhe vetëvriten Shqiptarët” ka në thelb krimin dhe vetëvrasjen. Një diagnostifikim diferencial i shkaqeve të niveleve të larta të vetëvrasjeve në Shqipëri. Libri “Sociologjia, sociologu dhe shoqëria” për të cilin profesori është akoma në proces duke e shkruar dhe është një libër profesional i cili tregon për rolin e sociologjisë dhe të sociologut në shoqërinë shqiptare, një libër kontekstual. Kur u pyet në lidhje me marrëdhëniet e hapura në çift ai u shpreh si më poshtë.

Kjo është një temë shumë e gjerë dhe komplekse. Fakti që e diskutojmë sot këtë çështje do të thotë se marrëdhëniet e hapura ose interpersonale midis çiftit qoftë në lidhjet martesore, dashurore apo lidhjet e tjera sociale janë të gjitha të lidhura me rrethanat. Në këto 30 vitet e fundit ka ndodhur një revolucion i madh në ndërtimin e marrëdhënieve midis njerëzve. Në qoftë se në të kaluarën kemi pasur një lloj determinizmi moral dhe mekanist sot gjërat kanë ndryshuar.

Ai u shpreh se jemi në një epokë të madhe revolucioni individualist kur kemi një kontekst të zgjeruar të një shoqërie liberale ku prioriteti i vetëm është individi. Shoqëria e atëhershme ka qenë një shoqëri e strukturar ku ajo vinte e para dhe indivindi pas. Dikur ekzistonte ky koncept idelologjik dhe regullat prej nga ku buronte gjithçka, por tani kemi një përmbysje të thellë. Lidhjet e asaj kohe kanë qenë lidhje të qëndrueshme për faktin se martesa ishte një institucion dhe faktori kryesor ishte ai ekonomik.

Tema kritike e cila goditi themelet dhe komponentët e familjes tradicionale ishtë ajo e revolucionit seksual. Pas viteve ’70 u fillua që të flitej në lidhje me problemet e seksualitetit ku seksi nuk shikohej më si një instrument riprodhimi por shikohej edhe si pjesë përbërëse e kënaqësisë. U bë kalimi nga një lidhje ekonomike në një lidhje romantike ku instrumetat e parë ishin ai emocional dhe ai i dashurisë.

Martesa ka nevojë për barazi, liri dhe elasticitet që të funksionojë dhe nëse ka përplasje të këtyre kornizave vijnë si rrjedhjojë edhe konfliktet. Maskilizmi gjithashtu vazhdon të mbetet një problem i madh, ku femra duhet të jetë e barabartë dhe jo të shikohet si pronë private. Profesori gjithashtu thyu një teori që me siguri shumë e kanë besuar ndër vite.

Ka një mendjelehtësi kur thonë se njerëzit që kanë përvoja seksuale paramartesore do të jetë si një vaksinë apo antidot në besnikërinë martesore por që është e pavëtetë.

Zgjidhjet dhe vendimet që merr njeriu për sistemin e jetës seksuale brenda apo jashtë martesore janë personale. Prona private dhe seksualiteti janë kapitale që njeriu duhet t’i përdorë në bazë të disa parimeve humane dhe lidhjeve personale. Divorcet po rriten në mënyrë alarmante rreth 26% ku 1 nga 4 martesa prishen prandaj dhe shoqëria duhet të gjejë disa çelësa kyç për zgjidhjen e problemeve.