Lifestyle Love & Sex

A është varësia ndaj seksit sëmundje?! Flasin mjekët psikiatër!

Varësia ndaj seksit është një problem psikologjik që mund të sjellë pasoja të rënda mbi jetën dhe marrëdhëniet sociale të atyre që e vuajnë. Rory Reid, psikiatër dhe autor i një hulumtimi të fundit tha se:

Shumë njerëz e përdorin seksin herë pas herë si një mënyrë për t’u arratisur nga stresi dhe kjo është normale. Problemi është se këta pacientë kanë një lloj sjelljeje kostante që intensifikohet deri në atë pikë sa dëshira seksuale kontrollon të gjitha aspektet e tyre të jetës dhe për më tepër ndihen impotentë për ta ndryshuar.

Ekipi i psikiatrëve nga Universiteti i Kalifornisë formuluan një listë të kritereve për të diagnostikuar atë që quhet “çrregullim hipersekual”, si një problem shëndetsor. Disa simptoma që i bashkon këta vartës ndaj seksit përfshijnë një model të përsëritur të fantazive seksuale dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale në varësi të gjendjes së keqe shpirtërore, si stresi apo depresioni. Këta individë nuk kanë sukses në tentativat e tyre për të reduktuar, apo frenuar aktivitetin, atëherë kur e kanë kuptuar që u është kthyer në një problem.

Rezultatet treguan se 54% e të prekurve e kishin kuptuar se e kishin këtë çrregullim para moshës 18 vjeç dhe 30% e tyre u ishte zhvilluar gjatë periudhës universitare, mes 18-25 vjeç. Sjelljet më të shpeshta përfshinin masturbimin dhe një përdorim të tepruar të pornografisë, ndjekur nga seksi me partner dhe sajberseksi (cibersex). Këta persona kishin marrëdhënie me punëtoret e seksit, me partnerë anonimë dhe me 15 partnerë në 12 muaj.

Ndikimi i pornografisë.

Shiler komenton se shumë nga këta vartës e fitojnë këtë çrregullim nga ndonjë traumë gjatë jetës.

Pornografia ka ndryshuar drejtimin e problemit. Njerëzit që rriten me pornografinë kthehen në vartës dhe shembull mjaft i mirë janë disa nga meshkujt që i kanë parë këto që në moshën 4 vjeçare dhe tani masturbohen 6 orë në ditë.

Në klinika këta pacientë trajtohen me seanca meditimi, bashkëbisedime në grupe, psikoterapi, zhvillim të aftësive të komunikimit. U mësohet të mos objektivizojnë njerëzit si dhe të përballen me fantazitë dhe kujtimet euforike. Më e rëndësishme për këta persona është gjendja e tyre “esëll”.

Këta persona e kërkojnë jashtë vetes problemin e tyre dhe seksi është një nga ato lloj sjellje, ku ata çlirohen nga stresi. Ashtu si diabeti nuk mund të kurohet, por ekzistojnë mënyra për t’u përballur me të dhe të mos lejosh që të prekë cilësinë e jetës, të mos lëndosh të dashurit dhe të mos sabotosh karrierën profesionale. Duhet bërë diferencimi mes agresionit dhe përdhunimeve seksuale që janë tipare të ndryshme nga varësia ndaj seksit.