Celebrities Gossip Showbiz

“A flet më me Elvanën?” Jonida Vokshi i përgjigjet ndjekëses…

Dihet që prej shumë vitesh tanimë Elvana dhe Jonida janë mikesha shumë të mira. Dyshja shpeshherë publikonin foto së bashku në rrjete sociale duke na treguar shoqërinë e mirë që kanë me njëra tjetrën. Dyshja e kanë nisur miqësinë në vitet e rinisë kur kanë qenë studente në Akademinë e Arteve. Edhe pse ndoqën rrugë të ndryshme, Elvana si këngëtare dhe Jonida si aktore dhe prezantuese, vajzat ruajtën shoqërinë e tyre përgjatë viteve.

Megjithatë, Jonida tanimë ka krijuar familje dhe është bërë nënë e nga ana tjetër Elvana me suksesin e jashtëzakonshëm që ka në tregun muzikor ka mjaft angazhime e nuk e kemi parë dyshen të postojnë më aq shpesh me njëra-tjetrën. Kjo gjë ka bërë ndjekësit e tyre të dyshojnë se mos ndoshta mes tyre diçka ka ndodhur apo mos miqësia është prishur.

Në një bisedë online të bërë së fundmi në Instastory me ndjekësit e saj, aktorja në mesin e shumë kurioziteteve për të është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me këngëtaren, nëse flet më me të.

A flet ti me njerëzit e tu më të dashur? 

Me këtë përgjigje, Jonida jo vetëm që tregoi se flet me Elvanën, por sërish vazhdojnë të mbeten mike shumë të mira.

Rikujtojmë, se 18 qershori ishte një datë e shënuar për Vokshin dhe bashkëshortin e saj pasi u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Herë pas herë ata publikojnë foto si një familje dhe vogëlushja padyshim që e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha. Moderatorja e njohur ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.