Celebrities Gossip Showbiz

“A ja fërkuat njëri-tjetrit…” Fifi nuk mban xhelozinë për Granitin, teksa ky i fundit i thotë se janë vetëm shokë!

Çdo ditë që kalon bëhet më dinamike situata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku zbulohen shumë të pathëna dhe konkurrentët afrohen më shumë me njëri -tjetrin. Por ata që janë komentuar më së shumti janë dy prej banorëve, Fifi dhe Graniti.

Ata janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonëse refuzojnë të pranojnë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri. Mirëpo, në shoqëri nuk ka xhelozi e Fifi duket se po e tregon qartazi këtë. Këngëtarja nuk është hera e parë që shfaq xhelozi ndaj një banoreje tjetër, bëhet fjalë pikërisht për Semin. Teksa Graniti dhe kjo e fundit kishin qenë bashkë në dush, Fifi nuk e mbajti dot xhelozinë dhe ‘i kërkon llogari’ futbollistit.

Fifi: Si kalove në dush? A kalove mirë? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm.

Graniti: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë.

Graniti: Po e di që po dëshiron të thuash

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Graniti: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë.

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Graniti: Po isha i djersitur.

Edhe më parë, Fifi ka shprehur xhelozi ndaj Semit, ku mes tyre u bë një diskutim dhe ajo dukej shumë e lënduar prej Granitit. Teksa shfaqej shtrirë në krevat, ajo hodhi dyshime për diçka mes tij dhe Semit.

Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion.

Si reagoi Graniti ndaj kësaj? Ai e siguroi Fifin se nuk ka asgjë mes tyre dhe se nëse do të kishte do kishte nisur të flirtonte me të.

Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë.