Fashion Health & Beauty

A jam më i madh seç duhet për të veshur kapelen mbrapsht?

Një kapele e mirë bejzbolli meriton të jetë e pranishme në dollapin e çdo mashkulli gjate verës. Por si duhet ta vishni ju atë? Përgjigjen jua sjellim ne… Kohët e fundit duket se po del një modë ku djemtë e rinj e veshin kapelen e tyre të bejzollit mbrapsht. Por a munden burrat më të vjetër në moshë ta bëjnë diçka të tilë?

Në përgjithësi, duket se është në rregull ta veshësh kapelen në atë mënyrë. Megjithatë, duhet të tregohet një kujdes i veçantë. Një gjë rreth kapeleve është se ju i mbani ato në kokë, çka e bën veshjen shumë të dukshme dhe që ndikon në të gjithë look-un tuaj. Ndaj shmangeni një kapele të shëmtuar, sepse sigurisht njerëzit do ta vënë rë diçka të tillë.

Mjafton të pyesni themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, i cili mori pjesë këtë javë në udhëtimin e parë njerëzor të firmës së tij të turizmit hapësinor të financuar privatisht “Blue Origin”, ndërsa mbante veshur një kapele kauboji në ngjyrë kafe në mënyrë aq qesharake sa u bë lajm edhe në hapësirë.

Është e rëndësishme të theksojmë që kapelja nuk ishte qesharake në vetvete, por për faktin që ishte vendosur në kokën e njeriut më të pasur në botë. Kapelja e kaubojit përfaqëson rrënjët, klasën punëtore të Amerikës. Bezos ndërkohë, është më larg se kurrë nga klasa punëtore. Këto të dy së bashku thjesht nuk kanë lidhje.

Dhe është pikërisht kjo ndjenja e mospërputhjes që na sjell çështen në fjalë. Një burrë i madh në moshë që vesh kapelen e bejzbollit mbrapsht nuk mund të shkaktojë të njejtin reagim sa kapelja spektakolare e miliarderit Bezos. Por sido që të jetë, të dyja situatat na krijojnë të njejtën pyetje, a mund ta realizojë një prej jush këtë gjë? Para se të merrni përgjigje, ju duhet pak njohuri historike.

Kapelja e veshur mbrapsht, për herë të parë u vesh në fushat e bejzbollit nga kapësit, për një mbrojtje sa më të mirë. Por ajo u duk si një fenomen kulturor pas filmit të Sylvester Stallonë në vitin 1987 “Over The Top”. Ky stil nisi të dukej rinor, dhe me konotacione rebelizmi nga Will Smith në “The Fresh Prince Of Bel-Air”, dhe në dekada nga muzikantë të tillë si Tupac Shakur, Jay-z dhe Fred Durst. Ky trend së fundmi është lidhur gjithashtu me artistin e ri Justin Bieber, ndaj dhe nuk është rekomanduar për më të mëdhenjtë në moshë. Kështu supozohej dikur, por tani?

Imazhi rebel me kapelen e veshur mbrapsht është zbutur gjatë viteve, duke tërhequr në këtë trend yjet e sportit si për shembull Tom Brady. Ende ka kundërshtarët e saj, të cilët mendojnë se të vishni një kapele bejzbolli mbrapsht ia heq vlerën e të mbajturit një kapele të tillë në tërësi. Por në këtë pikë, në historinë e modës është e vështirë të mohosh statusin e së zakonshmes. Ky pranim i ri, i kombinuar me magjepsjen e vazhdueshme kulturore për të gjitha gjërat e viteve 1990, mund t’ju shpjegojë pse ju shihni kaq shumë burra që mbajnë kapelet e tyre mbrapsht.

Ndërkohë që asgjë nuk ju pengon ju ta mbani kapelen tuaj të bejzbollit mbrapsht, ajo që ka më tepër rëndësi është vetëbesimi. Me çfarëdo veshje, por sidomos me kapelet, mungesa e vetëbesimit do t’ju tradhëtojë. Nëse ju dilni nga shtëpia me mendimin se jeni një burrë që po kaloni krizën e moshës së mesme, ka shumë gjasa që edhe të tjerët të dalin në këtë përfundim.

Nëse ju mendoni se do ta bëni një “pasarelë” gjithsesi, pse nuk merrni edhe disa këshilla gjithashtu? Në do t’ju sugjeronim të bashkonit kapelen tuaj me kapuçin e një trikoje, siç ka bërë shpeshherë Bieber dhe Durst.

Por a ju duket se është një hap shumë i madh? Fatmirësisht janë mjaftueshëm alternativa. Këto kapele janë shumë në modë tani, për po të njejtat arsye si në vitet 1990, dhe sjellin përfitimin e të dukurit bukur nga të gjithë këndet. Gjithsesi, provojeni dhe nëse nuk ju bind, mund ta vishni kapelen tuaj në formën klasike.