Celebrities Gossip Music Showbiz

‘A je me najkon?’, Alban Ramosaj më në fund i përgjigjet pyetjes!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe na përfaqësoi ditën e djeshme në gjysmëfinalen e parë në Eurovision edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në finale.

Së fundmi Albani ka postuar këngën e tij më të fundit, e cila titullohet ‘A je me najkon’ edhe pse deri më tani nuk kishim asnjë informacion se kujt i dedikohet kënga. Ditën e sotme këngëtari ka postuar në Instastory një ‘Ask’, ku ndjekësit e tij mund ti drejtonin pyetje rreth këngës së fundit, duke na zbuluar kështu shumë rë reja rreth saj. Një ndër pyetjet drejtuar tij ka qenë nëse është me dikë dhe Albani nuk ka ngurruar të përgjigjet.

Po ti Alban aje me najkon?

Faleminderit, mendova se nuk do më pyesnit kurrë. Në fakt kjo kënhga ishte thërritja ime primare çiftëzim.

 Përtej shakasë…

 Po të isha me najkon, nuk kisha pyetur “a je me najkon”… Apo jo?

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime. Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë.