Showbiz

A jeni gati? Këngëtarja Ava Max po vjen me projektin e ri muzikor

Një prej artisteve më aktive në muzikë gjatë kësaj periudhe, Ava Max po vjen me projekt të ri muzikor. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, pasi publikoi albumin e ri, solli edhe disa këngë të tjera të shoqëruara edhe me videoklip.

Përmes postimit të fundit në Instagram, Max bëri të ditur se kënga e saj e re me titull “My Head and My Heart” publikohet ditën e nesërme. “Kam qenë duke pritur për momentin e duhur për të ndarë këtë këngë me të gjithë ju … jam aq e ngazëllyer t’iu njoftoj se #MyHeadAndMyHeart publikohet këtë të enjte! Mezi pres që ta dëgjoni”, shkruan ajo. Kujtojmë, se projekti i fundit i Max është “OMG What’s Happening” i cili numëron mbi 4 milionë klikime në Youtube.