Celebrities Gossip Music Showbiz

A jeni kuriozë të dëgjoni pak nga kënga e re e Semi Jaupaj?

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste. Si çdo këngë tjetër e saj edhe kësaj here Semi ka treguar se është frymëzuar tek një histori e vërtetë dashurie. Së fundmi këngëtarja me anë të një video të postuar në Instastory na ka treguar vetëm pak nga kënga e sja e re, e cila pritet të publikohet së shpejti dhe të gjithë mezi po e presin.

 

Së fundmi bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me këngën e re. Shumë prej tyre ishin se kur do të publikohet dhe a e ka xhiruar tashmë videoklipin e këngës dhe Semi nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve, duke u shprehur se ende i duhet pak kohë që të mund ta realizojë ashti siç ajo dëshiron.