Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty

A ka diçka që nuk shkon me shtatzëninë tuaj nëse keni probleme me gjumin?!

Insomnia është problemi më i përhapur në të gjithë botën dhe shumica e njerëzve vuajnë nga ajo. Pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm ndodhin për arsye të ndryshme. Por nëse jeni shtatzënë dhe keni këtë problem, a do të thotë diçka për bebin?!

Jo! Kjo ju ndodh më shumë se 78% të femrave shtatzënë dhe nuk është aspak e dëmshme për fëmijën tuaj. Më së shumti do t’ju sjellë lodhje të shpejtë dhe nuk do të jeni në gjendje të lëvizni aq shumë sa më parë.
Pagjumësia vjen prej faktit se barku ju shkakton diskomfort, gjithashtu dhe dhimbjet e shpinës, urinimi i shpeshtë gjatë natës, ankthi, mendimet e pakontrolluara, ndryshimet hormonale e shumë të tjera. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, vetëm kujdes, mos përdorni barna për gjumë pasi mund të krijojnë komplikacione. Konsultohuni më parë me mjekun dhe gjinekologun!

Nëse dëshironi mënyra për t’u ndjerë më mirë dhe të mund të flini natën, provoni të jeni më aktive gjatë ditës. Kjo do t’ju shkaktojë lodhje dhe trupi do të dëshirojë gjumë për t’u çlodhur. Gjithashtu e rëndësishme është temperatura e dhomës gjatë natës. Mënyra të tjera janë yoga, meditimi apo të bisedoni me ndonjë mik tuaj për shqetësime apo mendimet e shumta që keni në kokë.