Aktualitet

A kanë besim shqiptarët tek Qeveria e Re “Rama 3”?! Ja rezultatet…

Është votuar me 77 vota pro qeveria dhe programi qeverisës “Rama 3”, pas një seance maratonë në sallën e Kuvendit, e cila nisi prej orës 10:00 të 16 Shtatorit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të së nesërmes. Në fund të seancës maratonë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, bëri të ditur rezultatin, prej ku 77 deputetë dhanë votën pro programit të qeverisë së re, 53 votuan kundër dhe 1 abstenim.

Menjëherë pas kësaj, ne vendosëm që të bënim një sondazh për të mësuar më shumë se si e pritën qytetarët këtë lajm. Ne ngritëm pyetjen: “A keni besim te Qeveria e Re?” dhe rezultatet ishin këto. 67% e qytetarëve u përgjigjën me ‘jo’. Një pjesë e mirë, 33% e tyre, u përgjigjën se nuk iu intereson aspak si lajm. Surprizues ka qenë rezultati ku asnjë nga votat nuk ka shkuar për përgjigjen ‘po’. Pra nga përgjigjet e marra, askush nuk beson tek Qeveria “Rama”. Duket se qytetarët e kanë humbur besimin? Apo thjesht mendojnë se personat e zgjedhur nuk janë të duhurit për qeverisje?

Në programin e ri  për mandatin e tretë, sipas objektivit të qeverisë deri në shkurt 2022 do të jenë të vaksinuar të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç dhe se brenda shtatorit 2021 të gjithë personat +60 vjeç, do të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave. Mandati i tretë i Qeverisë “Rama” do të fokusohet edhe në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Në programin qeverisës thuhet se prindërve që nuk bëjnë dot fëmijë, nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit.

Në programin qeverisës të bërë publik nga mazhoranca për 4 vitet e ardhshme bëhet me dije se duke filluar nga korriku i vitit 2020 do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për mësuesit, mjekët, inferemierët e punonjësit e administratës publike.

Në mandatin e tretë qeveria ‘Rama 3’ ka zgjeruar programin e saj për strehimin e çifteve të reja dhe programin e banesave sociale për familjet në nevojë. Programi parashikon për familjet e reja 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.  Për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, do të ndërtohen në vit 2000 mijë banesa sociale nga 2022.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama vuri në dukje se ministrat që dalin jashtë kornizës së ligjit, duhet të përballen vetë me të gjitha sanksionet, pasi nuk do të kenë pas vetes për mbështetje as Kryeministrin e as Partinë Socialiste. Më tej bëri një sqarim për qëndrimet individuale që bien ndesh me të përbashkëtat