Celebrities Fashion Health & Beauty

A keni tentuar ndonjëherë të modeloni flokët si një shall?! Shihni Lorde dhe frymëzohuni!

Me siguri të gjithë jeni duke ndërruar garderobën tuaj tani që i ftohti ka mbërritur. Me ardhjen e vjeshtës ka filluar sezoni i shalleve dhe Lorde së fundmi ka modeluar flokët e saj si një shall. Ndërsa po ecte në tapetin e kuq të ‘Guggenheim International Gala’ në New York, këngëtarja 25-vjeçare mbante flokët e saj të mbështjellë rreth qafës si një shall dhe mund të themi se ky është trend-i më i çuditshëm i momentit.

Ella Marija Lani Yelich-O’Connor nga Zelanda e Re e kombinoi këtë stil me një fustan ombre pa rripa, ku edhe performoi ndër të tjera. Vlen të theksojmë se të gjithë sytë ishin te flokët e saj. Këngëtarja e hitit “Mood Ring”, katër vjet pas publikimit të Melodrama, u kthye me muzikë dhe video të re. Ylli pop publikoi disa muaj më parë një këngë të quajtur “Solar Power”, së bashku me një video shoqëruese.

Ajo gjithashtu njoftoi se një album me të njëjtin emër është në rrugë e sipër.

Albumi është një festë e botës natyrore, një përpjekje për të përjetësuar ndjenjat e thella dhe transhendente që kam kur jam jashtë. Në kohë dhimbjesh zemre, pikëllimi, dashurie të thellë ose konfuzioni, unë kërkoj përgjigje në botën natyrore. Unë kam mësuar të marr frymë dhe të akordohem. Unë dua që ky album të jetë shoqëruesi juaj i verës. Ai që lëkundet në lëkurën tënde si një cirk ndërsa muajt bëhen më të freskët.