Bota Film & Tv

A kishte Nënë Tereza një anë të errët?! Ja çfarë po flitet në dokumetarin e ri!

Një dokumentar i ri pretendon se Nënë Tereza kishte një anë shumë të errët. Dokumentari i “Sky” me tre pjesë i titulluar “Mother Teresa: Fot The Love Of God?”, pretendon se fituesja e çmimit Nobel për Paqen nuk ishte siç dukej. Në vitet e saj të hershme, Nënë Tereza, një murgeshë katolike romake me origjinë shqiptaro-indiane, shkoi në një mision për të ndihmuar ata që ishin prekur rëndë nga uria e Bengalit e vitit 1943.

Ajo më vonë shkroi se:

Unë do të largohesha nga manastiri dhe të ndihmoja të varfërit. Ishte një urdhër. Të dështoja do të ishte thyerje e besimit.

Pasi u transferua në Kalkuta, ajo mori lejen nga Kisha për të krijuar Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik romak. Kongregacioni drejtonte kuzhina, klinika të lëvizshme, programe këshillimi për fëmijë dhe familje dhe në fund filloi hapjen e jetimoreve dhe shkollave. Pasi një dokumentar i BBC-së i vitit 1969 për punën e saj u shfaq në botë, Nënë Tereza u bë menjëherë një personazh i famshëm.

Pavarësisht se u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979, ajo kishte ende kritikët e saj. Qëndrimi i saj ndaj skandalit të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë ishte i diskutueshëm pasi Donald McGuire u dyshua për abuzim. Ajo u shkroi një letër autoriteteve duke theksuar besimin e saj tek ai. Kjo i lejoi McGuire të abuzonte me qindra djem për një dekadë tjetër, përpara se të largohej përfundimisht. Gjithashtu, në kulmin e saj, organizata e saj po merrte miliona dollarë donacione, megjithatë, shumica e tyre shkonin për bankën e Vatikanit.

Mjeku britanik Jack Preger punoi me bamirësinë e saj dhe u trondit nga ajo që pa. Ai shprehet në dokumentar se:

Murgeshat nuk po jepnin kujdesin e duhur. Gjilpërat përdoreshin vazhdimisht të pasterilizuara. Një gruaje me djegie iu refuzuan ilaçet kundër dhimbjeve, unë i futa disa kontrabandë për të. Ata kishin para për të drejtuar një spital të mirë për njerëzit e varfër, por nuk e bënë kurrë. Ata thanë: ‘Ne do të lutemi për zbutjen e dhimbjes’ pa ofruar trajtim.

Mary Johnson, e cila punoi me Nënë Terezën për 20 vjet, thotë se:

Spiritualiteti i saj ishte i lidhur me Jezusin në kryq. Ai dha jetën e tij në dhimbje dhe ajo besonte se të japësh nga vetja me vuajtje ishte vlera më e madhe. Ideja ishte se vuajtja e shpengonte botën.

Në dokumentar thuhet gjithashtu se vuajtja ishte një pjesë integrale e punës së saj dhe murgeshat udhëzoheshin të rrihnin veten dhe të mbanin zinxhirë teli me thumba.