Aktualitet Rajoni

A mendoni se mund të destabilizohet situata në Veri të Kosovës? Ja përgjigjet e sondazhit të TAR!

Bashkimi Europian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që i dërguari i posaçëm për Dialogun, Mirosllav Lajçak, ia prezantoi kryenegociatorit të Prishtinës, Besnik Bislimi në Bruksel. Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë burime diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin.

Fjala është lidhur me propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave të paligjshme të Serbisë, që të shmangen tensionet në veri të Kosovës. Nga fillimi i muajit, qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa serbe, në RKS, Republika e Kosovës. Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parashikon gjoba deri në 150 euro. Serbia këmbëngul në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Një prej mundësive që përmenden nga burimet diplomatike është të zgjatet me 10 muaj afati kohor për ndërrimin e targave, por sipas të njëjtave burime, pala kosovare ka kërkuar nga BE-ja sqarime për qëndrimin e Unionit pasi të skadojë një afat i tillë. BE-ja nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për të zëvendësuar targat e automjeteve, por deri tani ka kërkuar që kjo të bëhet duke respektuar afatet kohore për të cilat BE-ja mendon se janë edhe dhjetë muaj.

Lidhur me situatën e agravuar ditët e fundit, ne ngritëm një sondazh ku pyetëm ndjekësit në faqen tonë: “A mendoni se mund të destabilizohet situata në Veri të Kosovës?” Përgjigjet ishin këto, 50% janë përgjigjur me jo, 25% me po dhe 25% janë shprehur se nuk kanë një ide të qartë.

Nga ana tjetër sondzhi i ri i TAR ngre pyetjen: “Polemika në Itali pasi kryeministja Meloni mori vajzën 6 vjeçe në Indonezi ku u mbajt samiti i G20-ës, jeni dakord me këtë veprim?” Votoni në këtë link.