Love & Sex Sociale

A mund të funksionojë marrëdhënia juaj në çift, nëse nuk e pëlqeni familjen e partnerit/es?

Përveç takimit të parë me personin tuaj të zemrës, takimi me familjen e tyre mund të jetë një nga momentet më ankthicioze në një marrëdhënie. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke takuar familjen e të dashurit/ës tuaj dy muaj pasi jeni në një lidhje me të apo për herë të parë pas një viti së bashku – është e vështirë të vendosësh se çfarë të veshësh, nëse t’ju japësh lule, është diçka e këndshme ose jo dhe tema të mundshme që mund të bisedoni në këtë takim të parë.

Por takimi me familjen e partnerit/es tuaj zbehet në krahasim me ndjenjat që lidhen me mospëlqimin e tyre. Të paktën në takimin e parë mund të gjeni ngushëllim në faktin se ndoshta ende nuk keni formuar plotësisht një mendim për ta. Por çfarë bëni kur përballeni me realitetin se, në fakt e urreni familjen e të dashurit tuaj?

Ndoshta ju nuk i pëlqeni, sepse nuk keni asgjë të përbashkët. Ndoshta keni aq shumë të përbashkëta sa ndjeni ‘konkurrencë’ në çdo hap. Ndoshta ata janë toksikë, abuzivë emocionalisht ose fizikisht, apo kanë probleme e çështje familjare që ju kanë bërë të ndiheni kështu.

Partneri/ja juaj gjithashtu mund të ketë marrëdhënie të vështira me ta, e cila nga ana tjetër e bëjnë marrëdhënien tuaj të komplikuar. Sido që të jetë, të duash dikë nuk të garanton se do të duash edhe njerëzit që janë familja e tyre. Nëse po luftoni të kuptoheni me ta nuk jeni vetëm. Është normale nëse nuk ju pëlqen familja e partnerit tuaj, pasi jo çdo marrëdhënie është perfekte.

Ju e doni partnerin tuaj, sigurisht, por a do të thotë kjo se duhet ta doni familjen e tyre? A mund të keni një lidhje me partnerin/en tuaj nëse keni marrëdhënie të komplikuara me familjen e tyre?

Marrëdhënia juaj nuk duhet të ‘kriset’, vetëm sepse ju nuk merreni vesh me prindërit e partnerit/es tuaj. A do të jetë më e vështirë rruga përpara? Ndoshta. A mund të jetë marrëdhënia juaj ende e suksesshme, nëse nuk ju pëlqejnë prindërit e të dashurit/ës tuaj? Absolutisht.

Terapistja e marrëdhënieve në çift,  Sarah Watson tregon se:

Disa njerëz janë shumë të përfshirë me familjet e tyre, disa të tjerë jo dhe në mënyrë që të siguroheni që marrëdhënia juaj është në ritme të barabarta dhe të sinqerta , kur bëhet fjalë për familjet tuaja, ju duhet të bëni atë që funksionon për të dy ju. Mund ta bësh të funksionojë, por do të duhet pak punë dhe kompromis.

Marrëdhëniet kërkojnë përpjekje, dhe nëse keni arritur pikën, ku jeni duke takuar familjen, është e kuptueshme se ju intereson shumë partneri/ja juaj. Përmes dhembshurisë dhe komunikimit, ju mund të kujdeseni për gjithçka – madje edhe me një vjehërr të ardhshme ‘superiore’.