Sociale

A mundet që një shtet të jetë bujar dhe eficent? Rasti i Danimarkës

Sipas një artikulli të publikuar në 2015, tre ekonomistë arritën në një përfundim të vështirë. Në artikull shqyrtohej se çfarë kishte shkaktuar rritjen e punësimit në Amerikë gjatë vitit të kaluar. Bumi i vendeve të punës përkoi me një reformë të miratuar nga republikanët. Autorët demonstruan bindshëm se njëri kishte shkaktuar tjetrin, me shkurtimin e përfitimeve që çoi në krijimin e 1.8 milionë vendeve të punës në 2014-rreth dy të tretat e totalit.

Nocioni është se përfitimet na dekurajojnë për të punuar, kështu që të pushosh punonjësit nga puna në fakt do të vështirësojë më shumë mundësinë për të gjetur një vend të ri pune. Diçka e tillë është pohuar gjerësisht nga ekonomistët por edhe shumica e politikanëve dhe votuesve. Askush në ditët e sotme nuk i fiton zgjedhjet duke u premtuar se do t’i ndihmojë të papunët me fonde publike. Pra, është befasuese të zbulosh se vendi me ofertën më bujare në botë për të papunët ka gjithashtu një nga tregjet e tij më të mira të punës.

Ofertat daneze vlejnë më shumë se 80% të të ardhurave të mëparshme pas gjashtë muajsh pa punë, krahasuar me 60% në të gjithë botën e pasur dhe më pak se 50% në Britani. Për prindërit danezë që humbasin punën e tyre, normat mund të rriten në 100%, raporton abcnews.al

Bujaria e sistemit të papunësisë në Danimarkë është ana tjetër e sistemit të saj liberal të kontratave të punës. Punëdhënësit danezë mund të punësojnë dhe pushojnë punonjësit sipas dëshirës. Prandaj, punët vijnë dhe shkojnë, por të ardhurat e njerëzve janë të qëndrueshme.

Punonjësit duhet të dorëzojnë CV një menaxheri brenda dy javësh pasi kanë mbetur të papunë. Si përqindje e PBB-së, Danimarka shpenzon katër herë më shumë se mesatarja e vendit të OECD-së dhe më shumë se çdo vend i vetëm, për “politikat aktive të tregut të punës” për t’i dhënë mundësinë njerëzve që të gjejnë punë më lehtë.

Ky është një mësim për të gjitha shtetet e tjera, që e konsiderojnë veten bujarë. Thjesht rritja e përfitimeve mund të bëjë që një pjesë të lerë punën, siç ndodhi në Amerikë para vitit 2014. Për të ndaluar këtë nevojitet një investim masiv në trajnim, monitorim dhe zbatim të rregullave për ata që janë të papunë—mënyra se si shpenzohen paratë për të shmangur shpërdorimin e tyre, me fjalë të tjera.

Sistemi më i mirë i mirëqenies në botë nuk është i lirë./The Economist