Showbiz

A ndikohen shqiptarët nga besimi fetar në jetën e përditshme?! Ja çfarë thanë për Live From Tirana

Ditën e sotme në Live From Tirana folëm për besimin festar dhe sa ndikohen shqiptarët nga feja në vendimmarrjet e tyre. Të nxitur nga një ngjarje e ndodhur së fundmi në Shkup, ku në një shkollë muzike u regjistuan vetëm 3 persona pasi muzika konsiderohet ‘haram’, ne donim të dinim çfarë zgjedhjesh marrin qytetarët, të ndikuar nga besimi që ata kanë.

Ishte një nga vajzat tona, Albana ajo e cila intervistoi disa qytetarë të Tiranës për të mësuar më shumë. Shumica e tyre u shprehën se e shohin besimin si shteg në momentet më të vështira si një lloj motivimi dhe shprese.

Nga ana tjetër, komentuesit tanë në rrjetet sociale na kanë treguar se janë detyruar të marrin vendime të vështira për hir të besimit. Në instagram dikush na shkruan se është detyruar të martohet me dikë të së njejtës fe apo një person tjetër tha se ka ikur në Kishë pa dëshirën e tij/saj për hir të familjes.