Aktualitet Health & Beauty

A ndikon vaksina anti-COVID te personat që kanë bërë ‘filler’ e ‘botox’? Për këtë flet dermatologia Erjona Shehu!

Sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel” për të folur rreth shqetësimit që sjellin maskat anti-COVID në lekurë sidomos me ardhjen e temperaturave të larta ishte e ftuar dermatologia Erjona Shehu. Për më tepër ajo na tha se:

Deri tani ne kemi folur çfarë shkakton maska në lëkurën tonë. Ajo që po diskutojmë së fundmi nëpër forume me dermatologë të ndryshëm më së shumti me ata amerikanë që kanë edhe përvojë më të madhe në fushën e vaksinimit janë efektet e vaksinimit në lëkurë dhe sidomos i shohim këto efekte apo i presim apo duam të dimë se çfarë ndodh te pacientët që kanë bërë ndërhyrje siç është ‘filleri’ dhe ‘botox’-i.

Përshembull nga shumë kolegë të mi kam parë që është raportuar që pas bërjes së vaksinave ‘Pfizer’ sidomos në Amerikë që ka qenë më e aplikuara është vënë re që 48 orët e para pacientët me ‘filler’ kanë pasur një fryrje të ‘filler’-it, pra buza ku është bërë ‘filler’-i është fryrë më shumë, mollëzat janë fryrë më shumë. Nuk ka vend për panik por nuk rekomandohet që vaksina apo ‘botox’-i të bëhen në të njëjtën periudhë.