Bota

A po tërhiqet Rusia?! Largohen nëndetëset nga gadishulli i Krimesë!

Moska ka zhvendosur nëndetëset e saj Kilo-class nga gadishulli i Krimesë drejt jugut të Rusisë, njoftonte sot inteligjenca britanike, prej frikës së goditjes nga raketa të Ukrainës.

Në konferencën e përditshme të shtypit ministria britanike e mbrojtjes tha se nëndetëset “thuajse me siguri” janë zhvendosur drejt bazës Krasnodar Krai në tokën kryesore ruse, në vend të bazës së Sevastopol në gadishullin e Krimesë.

“Kjo ka shumë gjasa të ketë ndodhur prej ndryshimeve në nivelin e sigurisë prej rritjes së kapaciteteve të Ukrainës në goditjet e rangut të largët”, tha ministria britanike, teksa shtonte: “Dy muajt e fundit atje janë sulmuar selia kryesore e flotës dhe fusha kryesore rajonale e aviacionit”.

Ministra shtonte se garantimi i flotës së Detit të Zi në Krime ishte një nga objektivat e aneksimit të gadishullit në vitin 2014, pas ndërrimit të pushtetit në Ukrainë.

“Siguria e bazës tashmë rrezikohet prej luftës së Rusisë në Ukrainë”, shtohej në deklaratë, duke iu referuar një kundër-ofensive të Kievit të nisur më 6 shtator, që sipas tyre “duket se ka zënë në befasi Rusinë prej shpejtësisë dhe dinamizmit të avancimit”.

Moska ka thënë se po tërheq qëllimisht disa trupa nga Kharkiv për t’i rigrupuar tjetërkund.

Forcat e Kievit kanë avancuar këtë muaj në rajonin Karkiv duke larguar trupat ruse që kanë braktisur tanke dhe municione gjatë tërheqjes.

Humbjet e Rusisë këtë muaj kanë tronditur paksa Kremlinin i cili thotë se “operacioni special ushtarak në Ukrainë” tashmë në muajin e shtatë, po shkon sipas planit.