Celebrities Gossip Showbiz

“A po vjen me pa Hanën me mu?!” Kujt ia drejton këto fjalë Tuna?

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Një postim i saj pak orë më parë në Instastory na bëri të dyshojmë se mund të jetë një dedikim për dikë (për ish- partnerin ose jo) pasi fjalët e shkruara në të janë shumë romantike.

“A po vjen me pa Hanën me mu?!” Artistja nuk bën shpesh të tilla postime në rrjete sociale ndaj nuk na mbetet të bëjmë tjetër gjë veçse të spekulojmë derisa të vendosë të na e zbulojë vetë.

Së fundmi, së bashku me djalin e saj të madh bukuroshja është arratisur drejt Zanzibar në Tanzani. Postimet që ‘na e bënin për zili’ ishin të shumta nga ai vend aq tropikal teksa në Shqipëri e Kosovë temperaturat po shënojnë shumë të ulëta.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Para pak kohësh artistja sulmoi publikisht ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.

‘Kthehna’, ‘Melaqe’ dhe ‘A je‘ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak muaj më parë bukuroshja erdhi me një duet me NRG Band me titull “Prej teje se prita”.