“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.
Ky format sa vjen dhe po bëhet më interesant nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Të gjithë sytë e publikut janë tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe të gjithë janë shumë kuriozë për të mësuar se çfarë do të ndodhë dita-ditës gjatë garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri u krijuan tre çifte. Bëhet fjalë për Sarah Berish dhe Dj PM, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, si dhe Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Të tre këto çifte në një farë mënyre u pëlqyen shumë nga publiku dhe u simpatizuan së tepërmi nga fansat e tyre.
Njërit nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz, u erdhi fundi rrugëtimit të tyre. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një zinxhiri shpëtimi, në fund ngelën vetëm dyshja. Sipas votave të publikut, ishte Dagz ai i cili rezultoi si më pak i preferuari mes të dyve për të vazhduar lojën dhe e mbylli me aq garën e tij prej 100 mijë eurosh.
Gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Në këtë mënyrë, këtë javë rrezikohen që të ‘prishen’ çiftet e krijuar brenda shtëpisë. A do të dalë vallë Donaldi, duke lënë Beatrix vetëm në shtëpi, apo do të ndodhë e anasjellta duke dalë Trix-a? Apo mos ndoshta do të jetë Eixhel ajo që do t’i ‘shpëtojë’ ata dhe do të eliminohet vetë ajo? Dimë vetëm që gara do të jetë shumë e fortë dhe na mbetet vetëm të presim se çfarë dinamikash do të ketë spektakli i ardhshëm ditën e premte.