Rajoni

Abazoviç vizitë dy ditore në Serbi, takohet me krerët më të lartë të shtetit!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Serbi, në datat 29 dhe 30 qershor.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Abazoviç do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetëror të shtetit serb, shkruan media malazeze, CDM.

Fillimisht, ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologia serbe, Ana Brnabiç dhe më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në orën 12:30, Abazoviç do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç, ndërsa një takim do ta ketë edhe me kryeparlamentarin, Ivica Daçiç.

Pas takimeve individuale dypalëshe është planifikuar të mbahet një takim plenar i delegacioneve të qeverive të Malit të Zi dhe Serbisë.