Celebrities Live From Tirana

Ada Deda: “Nuk më pëlqejnë fare meshkujt që i bëjnë reklamë vetes”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth takimit të parë me një mashkull ishte e ftuar në studio modelja Ada Deda. Si mendon Ada, a ka meshkuj të bukur sot dhe çfarë pëlqen ajo tek një mashkull?

Nuk mund ti thuash një mashkulli: ‘Sa i bukur’. Të vjen natyrshëm ti thuash: ‘Sa i mirë’. Ka shumë faktorë që mund ta bëjnë një mashkull tërheqës ndaj meje. Të jetë i gjatë, karakteri, mënyra si sillet me mua. Nuk ka të bëj vetëm pamja. Impakti i parë që më tërheq janë sytë, mënyra se si i japin shprehje sytë, shtatlartësia dhe shpatullat. Duhet të ketë shumë prezencë si mashkull. Unë mendoj se mashkulli është ai që duhet të përkujdeset për të gjitha gjërat në takime. Një takim që bëhet vetëm më pyetje nuk më tërheq. Duhet të vijë natyrshëm çdo muhabet. 

A e lejon puthjen e parë Ada, sa përkujdeset në takimin e parë dhe çfarë urren tek një mashkull?

Jo dhe nuk më ka ndodhur kurrë. Në takimet në vijim jam më e afërt dhe më e shoqërueshme por në takimin e par normalisht do mbash pak distancë. Unë mendoj gjithmonë se femra është ajo që e zgjedh mashkullin jo mashkulli femrën. Nëse i jep rëndësi një takimi i jep edhe personit kështu që normale do kujdesesh. Më ka ndodhur që më kanë sjellur lule që në takimin e parë dhe ishte shumë e bukur. Nuk e prisja fare dhe nuk e dija nga kush vinin. Në fillimet e takimeve mashkulli nuk vonohet kurrë pastaj po(qesh). Ajo që nuk më pëlqen te një mashkull është kur fillon dhe i bën reklamë vetes. Nuk më pëlqejnë fare dhe j’ua thëm që: ‘je duke i bërë reklamë vetes’. Femra duhet të jetë më e bukur se mashkulli.