Celebrities Showbiz

Adam Levine sqaron njëherë e mirë domethënien e tatuazheve të tij!

Këngëtari me famë botërore Adam Levine dallohet jo vetëm për zërin e tij unik por edhe për pafundësinë e tatuazheve që ai ka në trupin e tij, por jo në fytyrë. Anëtari i grupit muzikor “Maroon 5” pasi u pa në një shfaqje me një tatuazh në anën e majtë të fytyrës së tij, shumë pyetje filluan të qarkullonin në rrjet, nëse Adam ka bërë tatuazh të ri në fytyrë apo jo?

Pasi fansat dhe familja e tij filluan ta pyesnin Adam për tatuazhin e ri, më në fund ai dha një sqarim në lidhje me atë se çfarë po ndodh. Në një video të postuar në InstaStory në profilin e tij në Instagram ai tha se:

Ky mesazh është për nënën time. Nuk kam tatuazh në fytyrë. Ata që më njohin e dinë që unë nuk bëj tatuazhe në fytyrë.

https://twitter.com/BahdBarbee/status/1466311965983141894?s=20

Ai vazhdoi duke treguar hapësirën boshe në fytyrën e tij, duke thënë se:

 Unë do të bëja tatuazh në pjesën tjetër të saj, por jo, fytyra duhet të qëndrojë e njëjtë.

Ndërkohë që ai nuk e shpjegoi arsyen se përse kishte vendosur të bënte një tatuazh fallco, kjo mund të kishte të bënte me “Calirosa”, kompaninë e tequilave që ai themeloi me gruan e tij, Behati Prinsloo.

Rikujtojmë se, vokalisti i grupit “Maroon 5”, ka bërë një tatuazh gjigant në trup dhe që ka zgjatur plot 13 orë si proces. Ai publikoi në Instagram një video gjatë bërjes së tatuazhit, që i mbulon një pjesë të madhe të trupit.

Gjithashtu, 42 -vjeçari nga Los Angelos-i bëri tatuazhin e tij të parë, një pëllumb në moshën 21 vjeç. Por me kalimin e viteve mesa duket çdo gjë ka ndryshuar. Nuk e dimë ende nëse këngëtari i njohur do të vazhdojë që ta mbushë trupin me tatuazhe të tjera interesante por një gjë është e sigurtë, ato nuk do të jenë në fytyrën e tij.