Music Selected By

Addal Dj vjen nga Italia në “Selected By”!

Këtë të dielë në emisionin muzikor më të ndjekur e të dashur nga të gjithë, “Selected By” vjen për ju një Dj ndryshe, një frymë tjetër, një vibe internacional, me një freski të veçantë , Addal Dj.

Një ndër producentët më të mirë të Milanos dhe Italisë sjell për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio-s muzikën e mirëpërzgjedhur që i përshtatet çdo personi, pavarësisht shijeve të ndryshme, ka muzikë për të gjithë.

Addal njihet për remix-et e tij të ndryshme, madje ai është zyrtarizuar si remix-ri shumë artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, Rihanna, Avicii, LP, Sofi Tukker e të tjerë.

Dj italian ka zgjedhur t’ju argëtojë nën ritmet e muzikës house, si dhe të hiteve më të fundit që preferohen nga të gjithë.  Bëhuni gati që këtë mbrëmje të nxehtë vere ta kaloni nën shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur teksa dëgjoni maratonën dy orëshe vetëm në TAR me Dj Addal!