Celebrities Music Showbiz

Adele dhe Ed Sheeran do të publikojnë njëkohësisht albumet e tyre, por çfarë mendon këngëtarja për këtë?!

Adele i ka përlotur dhe i ka lënë fansat e saj pafjalë dhe arsyeja ka qenë publikimi i këngës së saj më të re. “Easy On Me” është kënga e saj e parë pas pesë vitesh. Fansat po e prisnin të gjithë me padurim sepse vetë këngëtarja postoi para pak ditësh një pjesë të shkurtër nga videoklipi i këngës. Këngëtarja e  njohur ka treguar se kënga e saj “Easy On Me” është frymëzuar nga divorci i saj më ish-bashkëshortin Simon Kobecki. Nuk duhet që të harrojmë edhe datën e publikimit të albumit të saj më të ri “30” i cili do do të dalë në treg më 19 nëntor.

Gjatë një bisede me “Heart Radio”, këngëtarja bëri shaka për publikimin e albumit të saj të ardhshëm që është pothuajse në të njëjtën kohë me albumin e Ed Sheeran “=”. Drejtuesi i emisionit i rikujtoi këngëtares pikërisht këtë fakt dhe ajo u përgjigj me shaka se:

Në datën 19? Unë nuk jam në panik. Ai mund të jetë në panik! Unë e dua Edin dhe me të vërtetë e dua gruan e tij Cherry.

Gjatë intervistës, Adele gjithashtu bëri shaka se ajo është gati të jetë përsëri e famshme, të paktën për një kohë të shkurtër. Pasi këngëtarja ka treguar më parë se nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Ndihem mirë. Unë jam rikthyer dhe isha gati ta bëja këtë vitin e kaluar në 2020, kështu që ndjehem sikur jam përgatitur mjaftueshëm.

Duke lënë mënjanë shërimin nga divorci i saj nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, Adele tha se i mori kohë, ishte rraskapitëse dhe punë vërtet e vështirë.

Tani jam shëruar si të mos kisha asgjë. Të ecësh nëpër gjithë atë vështirësi, por ia vlente. Unë kam qenë larg për një kohë të gjatë dhe kaq shumë kanë ndodhur dhe jo të gjitha, por disa prej tyre janë dokumentuar në shtyp dhe unë nuk kam thënë asgjë. Kishte disa raste kur ishin shumë afër dhe personale që më bëri të dua të them diçka publikisht, por zgjodha të mos e bëja. 

Kjo intervistë vjen pasi Adele publikoi këngën e parë nga albumi i saj “30”, e titulluar “Easy On Me”, që brenda pak orësh nga publikimi kryesoi top-listat dhe arriti miliona klikime në YouTube. Në videoklipin e këngës së saj të re, i cili arriti që në pak orë të numëronte mbi 16 milionë klikime, ylli 33-vjeçar në fillim shikohet teksa bëhet gati për t’u larguar nga shtëpia dhe ndërkohë teksa hipën në makinë vendos kasetën dhe fillon të këndojë shikohen edhe fletët e pafundme muzikore që fluturojnë nga dritaret e makinës në rrugë.

Rikujtojmë se, së fundmi data e lançimit të albumit të këngëtares së njohur Taylor Swift ka ndyshuar. Arsyeja e vetme mendohet të jetë përplasja e datës me albumin e artistes së njohur Adele. Këtë njoftim ajo zgjodhi që ta bënte të ditur vetë. Të dyja artistet e kishin bërë të ditur datën e lançimit të albumeve por duke qenë se bini ndesh më njëra-tjetrën gjithçka ndryshoi.