Celebrities Music Showbiz

Adele ka një super lajm për të gjithë fansat e saj në mbarë botën!

Këngëtarja më e pëlqyer e cila ka thyer rekorde të padiskutueshme me zërin e saj unik, së shpejti pritet që të vijë me një surprizë për fansat e saj. Adele po përgatitet që të bëjë një rikthim të bujshëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Ky rikthim i saj pritet që të kompletohet edhe me albumin e saj të katërt dhe me qershinë mbi tortë, e cila do të jetë një koncert televiziv që do të mbahet në Las Vegas. Kjo pritet që të jetë një nga ngjarje më spektakolare pasi shfaqja e parë live do të vijë pas katër vitesh. Kujtojmë se turneu i Adele në vitin 2017 rezultoi të ishte një sukses i padiskutueshëm pasi theu rekorde shikueshmërie.

Adele dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për të mundësuar transmetimin e shfaqjes në të gjithë botën. Kjo mendohet se do të jetë një nga shfaqjet e para si pjesë e turneut të saj promovues të këtij viti.

Data e shfaqjes, e cila do të jetë pjesë e turneut të saj nuk është përcaktuar ende. Ngjarjet dhe zhvillimet e pandemisë së COVID-19 do të ndikojnë pasi akoma nuk është arritur që të stabilizohet ashtu siç duhet gjendja dhe gjithçka të vazhdojë normalisht.

Në lidhje me rikthimin përsëri të Adele ka folur edhe këngëtari i njohur Ed Sheeran i cili gjatë një interviste ishte shprehur se besonte që këngëtarja e hitit ‘Hello’ do të kthehej gjatë sezonit të festave të fundvitit. Gjithashtu burime pranë këngëtares janë shprehur se label-i i saj ‘Sony’ mendohet të jetë duke përgatitur një lançim në në muajin nëntor të këngëve, nga të cilat pritet të shikojmë edhe reflektimin e ikonës së muzikës pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki.

Rikujtojmë gjithashtu se Adele ka nisur zyrtarisht një lidhje romantike me Rich Paul. Agjenti sportiv është parë me këngëtaren britanike në ndeshjen e 5-të të finaleve të NBA në muajin korrik, dy muaj pasi qarkulluan lajmet se dyshja kishin filluar të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.