Celebrities Music

Adele rrëfen situatën e vështirë pas publikimit të këngës dedikuar të birit!

Së fundmi këngëtarja e njohur Adele ka folur në lidhje me këngën e saj emocionale që ka shkruar për djalin, Angelo. E ftuar në emisionin ‘Q’ gjatë një interviste me Tom Power nëna 33-vjeçare ka zbuluar se kënga e tretë nga albumi i saj i katërt në studio, me titull ’30’ mund të cilësohet si shumë personale.

E titulluar “My Little Love”, kënga përmban biseda të regjistruara mes saj dhe të djalit 9-vjeçar ku gjithashtu është edhe një pjesë e Adele asokohe duke i shpjeguar Angelo-s 6-vjeçar, ndarjen e saj nga babai, Simon Konecki.

Ai ndoshta mund të kalojë edhe faza të urrejtjes kur të jetë adoleshent. Por ishte një pjesë e rëndësishme e enigmës që po përpiqesha të kuptoja nga jeta ime, kështu që më duhej ta përfshija atë.

Adele i kujtoi bisedat në këngë si intensive, duke shpjeguar se donte të ishte e qartë me të dhe thjesht të ishte e sinqertë me të mbi të gjitha. Këngëtarja u shpreh gjithashtu se ishte e hapur me djalin e saj, duke shpjeguar se nuk dinte si ta kalonte jetën si një nënë beqare.

Unë nuk mund të fshihesha prej tij. Ai mund të më dallonte edhe më qartë nëse do të përpiqesha të fshihesha prej tij.

Krijimi i këngës ishte padyshim një zbulim i madh si emocional ashtu edhe muzikor për këngëtaren e hitit të njohur “Easy on Me”.

Kjo zgjidhi një pjesë të të gjithë rrëmujës që përfshiu aftësinë time për të folur dhe për të treguar se si ndihesha.

Angelo ishte i pranishëm edhe në koncertin e saj në ‘Griffith Observatory’ në Los Angeles në fillim të këtij muaji, që shënoi edhe herën e tij të parë duke parë nënën e tij të performonte live.