Celebrities Gossip Showbiz

Adele vërtet mund të ketë një pasuri kolosale ama jetesa në Londër për të është një “ëndërr”…

Këngët dhe zëri i saj i mrekullueshëm kanë bërë që Adele të fitojë miliona fansa gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së saj. Këngëtarja vendosi që pas pesë vitesh të japë intervistën e saj të parë dhe ne ju ftojmë të zbuloni më shumë rreth artistes duke klikuar në këtë link. 

Së fundmi, 33-vjeçarja ka thënë se është mirënjohëse për çmimet e shtëpive në Los Angeles, duke shtuar se Londra është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe ajo nuk e përballonte dot. Këngëtarja tha për “British Vogue” se kostoja e pasurive të paluajtshme në Londër është arsyeja pse ajo u zhvendos në SHBA.

Adele thotë se nuk mund të përballojë asnjë shtëpi në Londër që të jetë e ngjashme me atë që ka blerë në Los Angeles. Artistja tha se tashmë ka investuar më shumë se 30 milionë dollarë në 3 prona në pjesën e Hidden Valley të Beverly Hills. Blerja e parë e Adele ishte një shtëpi prej 9.5 milionë dollarësh në vitin 2016, ndërsa në vitin 2019 ajo bleu shtëpinë fqinje për 10.65 milionë dollarë.

Këtë vit ajo bleu një shtëpi tjetër, po aty pranë, për 10 milionë dollarë. Këngëtarja tha se përveç ndryshimit në çmimet e pasurive të paluajtshme, ajo donte të jetonte diku me “ajër të pastër dhe ku mund të shihte qiellin”. Adele deri më tani thuhet se ka një pasuri prej 190 milion dollarësh.

Ndërkaq, sa i përket rënies drastike në peshë, Adele ka dhënë një intervistë për kopertinën e numrit të nëntorit të “American Vogue” duke treguar se ajo filloi të ndjekë palestrën gati çdo ditë, jo për të humbur peshë por për të mbajtur nën kontroll ankthin e saj. 

Adele pritet të publikojë së shpejti këngën e saj të re, “Easy On Me”, një projekt i cili vjen pas një pushimi të gjatë në karrierën e saj muzikore. Së fundmi, ajo është në një lidhje dashurie me agjentin e sporteve, Rich Paul pak kohë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki.