Celebrities Showbiz

Adele zgjedh mënyrën më unike për të falenderuar Xavier Dolan!

Së fundmi këngëtarja e njohur Adele ka ndarë me fansat e saj disa foto nga prapaskenat e xhirimit të këngës së saj. “Easy On Me” arriti që vetëm pak orë pas publikimit të fitonte me miliona klikime dhe të kryesonte listat kudo. Bukuroshja vendosi që të publikonte këngën e saj të parë pas pesë vitesh. Në postimin e bërë në rrjetin e saj social Instagram ajo ka shkruar se:

Dashuria ime e madhe, përgjithmonë shpirti im binjak krijues @xavierdolan.

Ajo mesa duket ka vendosur që me postimin e saj në mediat sociale të nderojë dhe të falenderojë regjisorin e videoklipit, bashkëpunëtorin e saj prej shumë kohësh Xavier Dolan. Një një nga fotot mund edhe të dallohet ndërkohë që ata janë duke qeshur me njëri-tjetrin.

Riujtojmë se Adele ka treguar se kënga e saj “Easy On Me” është frymëzuar nga divorci i saj më ish-bashkëshortin Simon Kobecki. Nuk duhet që të harrojmë edhe datën e publikimit të albumit të saj më të ri “30” i cili do do të dalë në treg më 19 nëntor.

Pavarësisht se reagimet për këngën e re kanë qenë kryesisht shumë pozitive dhe publiku e priti shumë mirë, së fundmi Adele ka zbuluar se tre nga mikeshat e saj më të ngushta nuk ishin fare fanse të këngës së saj të re që ka thyer rekord, “Easy On Me” kur e dëgjuan për herë të parë. Në një intervistë të fundit në “BBC Radio 1 Breakfast Show” me Greg James, këngëtarja shpjegoi se ato nuk e pëlqyen këngën kur e dëgjuan. Adele u shpreh se:

I dërgova një fragment timin duke e kënduar tre mikeshave të mia më të ngushta, teksa isha duke e shkurar. Njërës nuk i pëlqeu, tjetra thoshte: “Epo, ndoshta, vazhdo të provosh.” Ndërkohë njëra ishte shumë e zënë me punë saqë nuk e dëgjoi fare.