Celebrities Gossip Showbiz

Adelina Tahiri dha sot një mesazh shumë të fuqishëm për të gjitha vajzat dhe mund të themi me plot gojë se vuri ‘pikat mbi i’!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi. Këngëtarja shpesh flet me anë të ‘Ask-eve’ me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë. Por, këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘bisedë online’ me ta, por për një mesazh shumë të fuqishëm që bukuroshja ka vendosur të japë duke përdorur influencën e saj në rrjete sociale.

Unë vendosa sot të dal pa grim, pa filtër, pa asnjë gjë në fytyrë dhe të them një gjë që e mendoj prej kohësh. Jo të gjithë ne jemi të përkryer pa ‘make-up’ dhe pa filtra, por qëllimi është ta duam veten ashtu siç jemi. Unë po shoh shumë vajza të reja që janë shumë të fiksuara me Instagramin dhe me dukjen e tyre. Mos harroni që Instagrami nuk duhet të jetë një inspirim për gjeneratat e reja. Ne në Instagram postojmë atë që duam të tjerët të shohin, nuk na bie mendja te telefoni në momentet kur jemi keq. Kështu që unë dua të motivoj vajzat e reja dhe të gjithë të tjerët t’ju them se jo të gjithë jemi të përkryer, por duajeni veten ashtu si jeni. 

Rikujtojmë se Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon.

Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.