Celebrities Gossip Music Showbiz

Adhuruese e këngëve shqiptare, këta artistë janë edhe të preferuarit e Rita Ora-s!

Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare Rita Ora dëgjon muzikë shqip. Po, po e lexuat mjaft mirë! Madje madje bukuroshja së fundmi ka ndarë me miliona ndjekësit e saj disa nga këngët e saj të preferuara. Këngëtarja ndau në ‘Instastory’ një playlist të këngëve shqiptare dhe kosovare që ajo i dëgjon dhe i pëlqen.

Në ‘Spotify’ Rita ka radhitur disa këngë, ku e para e listës është e saja, e më pas vjen kënga e Ava Max, Bebe Rexhës e në listë është dhe Dua Lipa. Këngëtarët e tjerë shqiptarë të preferuar të Ritës janë Era Istrefi, Finem, Kida, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Nora Istrefi, Dhurata Dora, 2Ton, Ylli Limani e të tjerë.

Ylli ndërkombëtar i muzikës bëri një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. Në një video-mesazh Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

Së fundmi bukuroshja ka ndezur thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën sekrete me Taika Waititi. 32-vjeçarja, zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar në fshehtësi që vitin e kaluar, por kishin zgjedhur pikërisht muajin e kaluar ta bënin atë sekrete për të gjithë ndjekësit e tyre. Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në Instagram.