Health & Beauty Lifestyle

Admirojeni Cardi B për talentin e saj por jo për thonjtë e gjatë! Pasi të mësoni rreziqet nuk do t’i dëshironi më…

Një biolog ka paralajmëruar se thonjtë e gjatë mund të strehojnë dhjetëra lloje bakteresh dhe kërpudhash. Dr.Jeffrey Kaplan nga Universiteti Amerikan në Uashington tha se thonjtë e gjatë rrisin probabilitetin e bartjes së mikroorganizmave, gjë që e bën më të vështirë dekontaminimin.

Studimet kanë gjetur 32 baktere të ndryshme dhe 28 kërpudha të ndryshme poshtë thonjve. Sa më i gjatë të jetë thoi, aq më shumë sipërfaqe ka për ngjitjen e mikroorganizmave.

Bakteret dhe kërpudhat janë të zakonshme në thonj, pasi njerëzit i marrin ato përmes prekjes së objekteve të ndryshme. Këto baktere të zakonshme janë të padëmshme, por kur ndodhin infeksione mund të shkaktohet ënjtje, dhimbje dhe trashje e thoit.

Studimet kanë gjetur ‘Steph aureus’, rezistent ndaj antibiotikëve, një shkak i zakonshëm i infeksioneve të lëkurës, i vendosur nën thonjtë më të gjatë. Mjeku pohoi se thonjtë e gjatë artificialë, natyralë, me xhel dhe akrilik paraqesin rrezik për të mbledhur baktere dhe kërpudha shtesë.

Ju mund t’i transmetoni bakteret e thonjve në organizmin tuaj duke kafshuar thonjtë, prekur hundën dhe duke thithur gishtat.

Megjithëse, Kaplan tha se skenari më i keq do t’i linte thonjtë tuaj të shpërfytyruar, nëse bakteret ose kërpudhat do të shkaktonin një infeksion.

Kaplan nënvizoi se kjo është arsyeja pse shumica e punonjësve të kujdesit shëndetësor u kërkohet të mbajnë thonj të shkurtër për shkak të rrezikut për transmetimin e sëmundjeve. Sipas “New York Times”, dy infermiere në një spital të Oklahoma City mund të kenë kontribuar në vdekjen e 16 foshnjave në 1997 dhe 1998 për shkak të baktereve të gjetura nën thonjtë e tyre të gjatë.