Aktualitet Bota

ADN e “çunave të Londrës” tashmë edhe në duart e policisë shqiptare/ Nënshkruhet marrëveshja mes policisë angleze dhe asaj shqiptare.

Policia shqiptare do të ketë akses në gjithë databazën e ADN-s të shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe.

Marrëveshja u firmos në Londër nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel dhe homologut shqiptar Bledi Çuçi.

Vetë ministria angleze Priti Patel në Twitter për marrvëshjen thotë: “E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar. Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale”.

Pas takimit në Londër me homologen e tij britanike, Priti Patel, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi tha për Top-Channel se bashkëpunimi dhe besimi britanik tek pala shqiptare në luftën kundër krimit është rritur ndjeshëm.