Adri Nurellari: 3 vendimet e rëndësishme që e kanë diferencuar Bashën nga çdo lider tjetër…
Ndryshe • 19:27 24/02/2021
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte i ftuar studiuesi, këshilltari dhe kolumnisti Adri Nurellari. Si një personalitet i cili është shumë i përfshirë në botën e medias dhe politikës, Adri gjithashtu ka qenë edhe këshilltar politik i tri liderave të fuqishëm siç janë Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Por si ka qenë eksperienca me Berishën Nurellari na zbulon më shumë: Avantazhi me Sali Bërishën ishte që kishte një inteligjencë mbi mesataren, me të merreshe vesh shumë shpejt, kërkonte njerëz që kishin ide të freskëta apo këndvështrime alternative. Berisha ka ndryshuar, por e kam të vështirë të flas gjëra negative, nuk do doja ta përgojoja. Mendoj se ka bërë shumë gabime. Nëse nuk do të bënte marrëveshjen me LSI-në dhe me atë namin e mirë do ishte një opozitë më e fuqishme ku dhe me siguri do të kishin rotacion më shpejtë. Por nga dallon Basha nga Berisha dhe Rama nga Basha, Adri ka këtë mendim: Basha dhe Berisha janë krejt ndryshe, sepse Basha është tjetër brez. Berisha është ekstravangt, flambuajant e ndërsa Basha më europian, më perëndimor dhe më konvesional. Basha nuk është lider i dobët. Ai ka marrë vendime politike që nuk i ka marrë asnjë lider pararendës. Asnjë politikan, asnjë lider në tranzicionin shqiptar më herët nuk ka guxuar. Largimi nga parlamenti, bojkoti në zgjedhje, pastrimi i partisë nga figurat e mëparshme, këto 3 vendime thelbësore e bëjnë diferencën. Dallimi tjetër është që Basha nuk është agresiv, harbut e poshtërues. I pushtetshëm pas Ramiz Alisë ka qenë vetëm Edi Rama. Zoti Basha bën një lloj thyerje me të kaluarën. Rama është prodhim i tranzicionit të cilët janë liderë më të egzaltuar, egzibicionistë, ekstravagantë, agresivë ndërsa Basha në këtë aspekt bënë një thyerje dhe ne kemi nevojë për këtë, pra të shmangemi nga ky version i tepruar i ekstravagancës, i arrogancës.
Nga Dita Ndërkombëtare e Gargares tek negativiteti në BBV – Ndryshe 23/04/2024
Ndryshe 17:07 24/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk e duroj dot Eglën, negativitet që nuk i shkon një femre”!
Ndryshe 17:04 24/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Rama duhet të mbante premtimin për taksën e bizneseve të vogla”!
Ndryshe 17:02 24/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk do e stimuloj djalin tim të bëhet aktor sepse…”!
Ndryshe 17:00 24/04/2024
“Marramendësi nga Bërzhita”, banori më i ri në BB VIP 3!
Ndryshe 16:57 24/04/2024
Gjithçka duhet të dini mbi shtatzëninë prej gargares!
Ndryshe 16:55 24/04/2024
Dea Vieri: “Burri im do lajë e fshijë, unë do vërdallisem”!
Ndryshe 21:09 17/04/2024