Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi ka një krahasim shumë interesant për veten dhe djalin e saj!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, për sa i përket djalit të saj Troi, modelja nuk na i kursen postimet me të duke treguar marrëdhënien e shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin. Pak minuta më parë me në të një Instastory, bukuroshja ndau me ne një foto të një luaneshe dhe një luani të vogël që qëndron pranë mamasë së tij dhe krahas bën një krahasim shumë interesant për të dhe djalin e saj.

Djali im dhe unë

Së fundmi Adrola na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimeve të fundit të saj në ‘Instastory’. Kohët e fundit modelja ka shpërndarë disa shprehje që na kanë ngritur dyshimet për një histori të re dashurie në jetën e saj, sidomos pas postimit të fundit.