Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi uron një njeri shumë të shtrenjtë për ditëlindje!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, shpesh modelja shpesh ndan në rrjete sociale edhe momente me njerëzit e saj më të dashur dhe ditën e sotme teksa e ëma e bukuroshes feston ditëlindjen, Adrola e ka uruar publikisht me anë të një Instastory ku shfaqen së bashku.

Gëzuar ditëlindjen mamasita!!! Të dua

Data 3 gusht ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës,  Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar.