Politikë

Afera e inceneratorëve, Berisha: Të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale

Hetimit të Monika Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës i bëri jehonë kreu demokrat Sali Berisha duke e cilësuar dëshminë më serioze që vërteton, sipas tij, se Edi Rama është kreu i asaj që opozita e quan organizatë kriminale.

Berisha akuzoi prokurorinë e posaçme anti-korrupsion SPAK për mungesë hetimi për inceneratorët duke u bërë palë më mazhorancën.

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësat e qeverisë. Faktet e paraqitura dje, provonin katërcipërisht se Edi Rama ka mashtruar në çdo fjalë. Ky është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme.”

Akuzat nuk i ndali vetëm mbi SPAK, por këtë herë Berisha vuri gishtin edhe mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, duke e akuzuar se nuk kanë vepruar në terren për të verifikuar nëse inceneratorët janë funksionalë apo jo.

“E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre. Se si vjedhin ditën dhe natën”.

Përgjigjen për këtë aferë pohoi Berisha mazhoranca do ta marri nga qytetarët. Kjo kërkon një përgjigje dhe këtë përgjigje mund ta japin vetëm qytetarët, kur SKAP-i është kthyer në SKAP vetëm kundër opozitës.

“Ju bëj thirrje të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet para asgjëje. Është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare.”

Berisha u shpreh optimist se populli do t’i përgjigjet opozitës duke u bërë bashkë për t’i dalë kundër Edi Ramës.