Celebrities Gossip Showbiz

Afërdita Dreshaj merr dhuratën e çmuar për të birin, por kush ia dhuroi?

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, por jo vetëm pasi shpesh e kemi parë edhe në shoqërinë e miqve të saj më të ngushtë. Ashtu si ka treguar së fundmi se po kalon kohë me shokun e saj të ngushtë, gazetarin Eraldo Rexho. E jo vetëm kaq, por ka zbuluar dhe dhuratën që ky i fundit i ka bërë vogëlushit të saj, një  monedhë floriri me motive shqiptare.

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh kanë marrë vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.