Celebrities Gossip Showbiz

Afërdita Dreshaj publikoi një foto të Sky dhe na i bëri sytë zemra!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Modelja nuk i kursen fotografitë me të voglin e saj, megjithatë pak minuta më parë na i bëri sytë zemra me një Instastory që publikoi. Teksa tregon qartazi portretin e Sky-it të vogël, Afërdita na e ëmbëlsoi ditën me atë çfarë shkruajti për të.

Rrahja e zemrës time

Para pak ditësh, djali i Afërditës mbushi plot 6 muajsh dhe bukuroshja zgjodhi fjalët më të ëmbla për ta uruar atë.

6 muaj më parë ti erdhe për të më treguar mua çfarë është dashuria e vërtetë. Ti je duke u rritur aq shpejt zogu i mams, urime 6 mujori.

Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

E së fundmi, teksa po jetojnë së bashku në Çeki, familja tregon shpesh me anë të postimeve në rrjete sociale se po kalojnë një kohë të mirë. E gjithashtu, modelja bukuroshe nuk ngurron të tregojë detaje nga jeta e saj tek ndjekësit e saj dhe në një ‘bisedë online’ të bërë së fundmi me ta ajo ka treguar se ku i pëlqen më shumë të jetojë në Amerikë apo Europë pasi është pyetur.

Sa shumë pyetje rreth kësaj teme. Bashkëshorti im luan hockey dhe këtë vit po luan në Republikën Çeke. Do të jemi këtu deri në Mars. Amerika është shtëpia jonë, gjithmonë do të kthehemi. Por jemi shumë me fat që po përjetojmë këtë eksperiencë me Sky gjithashtu.