Celebrities Gossip Showbiz

Afërsia mes Ardian Bujupit dhe ish- konkurrentes së ‘Për’Puthen’ bëri të përflitet për një lidhje, por si është e vërteta?

Ai është një ndër artistët më të dashur të publikut, projektet e të cilit mirëpriten gjithmonë. Bëhet fjalë për Ardian Bujupin i cili zbulon nga një surprizë sa i përket projekteve muzikore që menjëherë shndërrohen në hite.

E këtë herë surpriza duket të jetë një nga ish- konkurrentet e programit hit ‘Për’Puthen’. Besojmë të gjithë e mbani mend Jasmin Kadriun, e njohur për lidhjen e saj shumë të përfolur me Andi Artanin që nuk përfundoi dhe aq mirë. Megjithatë, bukuroshja ende vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjete sociale.

Siç ka ndodhur dhe së fundmi ku teksa Ardiani ka shpërndarë një video krahas Jasminës ku shfaqen mjaft të afërt, krahas ka shkruar “U tranova”. Kjo menjëherë u komentua si diçka më shumë mes dyshes, mirëpo Ardiani ka treguar se bukuroshja do të jetë në videolipin e ardhshëm të këngëtarit ndaj janë shfaqur pranë njëri- tjetrit.

Videoklipi tanimë është xhiruar, mbetet vetëm të presim…

Vitin e kaluar, këngëtari shënoi 10 vite karrierë dhe këtë fakt e lajmëroi edhe pak kohë më parë. Ai zbuloi se çfarë surprize i priste fansat e tij këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. Artisti lajmëroi se do të sjellë një album të ri. Albumi quhet “10” dhe ka plot 10 projekte muzikore.

Capital T dhe Ardian Bujupi kanë sjellë këngën “Andiamo”, një bashkëpunim që u pëlqye shumë nga fansat dhe arriti majat e klasifikimit në The Top List. Megjithatë, ata e kanë ‘thumbuar’ jo pak herë njëri-tjetrin në intervista e rrjete sociale.

Në një intervistë, Capital T u shpreh se Ardiani nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për suksesin që kënga e tyre arriti. Nga ana tjetër, Ardian është kundërpërgjigjur në rrjetet e tij sociale, duke i kërkuar që diskutimet t’i bëjnë live.

Ndërkohë që të gjithë mendonin se dyshja nuk bëhet më bashkë, Capital T surprizoi në intervistën e tij në “Pardon My French” para disa muajsh. I pyetur rreth marrëdhënies me këngëtarin, ai shprehet se çdo gjë është sheshuar.

Me Ardianin kemi folur, i kemi sqaruar. Nuk është se jemi armiq. Kemi patur një keqkuptim…por tani raportet tona janë të mira.