Aktualitet

Afganët, Rama për BBC: Nuk jemi vend i pasur, por kemi bukë, kripë e zemër/ Nëse duan që të vendosen këtu, mund ta bëjnë.

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC World News me gazetarin Ben Boulos ku deklaroi ndër të tjera se Shqipëria është e gatshme që t’i ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse ata duan që të qëndrojnë në vendin tonë.

Gazetari: A parashikoni mundësin e ofrimit të një strehe për këta njerëz?

Rama: Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, dot duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim.

Rama tha se deri tani Shqipëria nuk ka marrë asnjë ndihmë nga vendet e pasura, por se vendi po ja del vetë në bashkëpunim me disa organizata.

E përsëris ne nuk jemi vend i pasur, por jam shumë besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe do të jemi së bashkë. Natyrash nuk jemi të vetëm këtu, ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe që kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i nxjerr prej vendit të tyre dhe t’i shoqërojnë drejt rrugëtimit të tyre drejt të ardhmes. Nga vendet më të pasura jo nuk kemi ndhmë, ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur, mesa duket është një numër i konsiderueshme njerëzish nga SHBA dhe Britania që kanë zemër të pasur. Ne kemi një dhënie në Shqipëri “buke kripe e zemër” që është thelbi i solidaritetit, për pjesën tjetër do ja dalin, nuk do të zhdukemi pse disa refugjatë po trakasin në dyert tona, tha Rama

Rama pohoi sërish se dikur, 30 vite më parë, shqiptarët kanë qenë në vend të afganëve, që iu desh të rendnin vendeve të Europës, për t’i shpëtuar regjimit komunist.

Gazetari: Çfarë po bën Shqipëria për t’u siguruar qytetarëve afganë kushtet ?

Rama: Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim t’i largoheshim ferrit, për të mbërritur në Evropë. Ka qenë mjaftë e ngjashme sa i takon udhëtimit, dhimbjes dhe ankthit të së panjohurës. Jemi të prirur që ta bëjmë këtë, pasi kjo nderon traditën tonë, historinë tonë dhe ne vetë. Ndërkohë po bëjmë diçka që unë besoj se i detyrohemi fëmijëve tanë që ata të rriten që në këtë jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë kur ti merr.