Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Agon Nimani larg muzikës, por vazhdon të merret me art…

Agon Nimani i njohur për publikun edhe si Ice Boy, ishte i ftuar në një lidhje telefonike ditën e sotme në “Pardon My French”. Ai foli për sukseset e padiskutueshme në “Top Fest” dhe për mënyrën si është i përfshirë ende në art.

Lidhur me asryet pse është larguar, artisti tregoi se ka patur disa ndryshime në jetë, disa faza që e kanë bërë të shkëputet nga muzika. Ai u largua për t’u shkolluar në Angli, e më pas iu rikthye muzikës duke bërë disa këngë. Megjithatë, koha nuk ia lejonte të dedikohej në maksimum, dhe kjo beson se është arsyeja që nuk iu rikthye më profesionalisht.

Agon Nimani foli edhe mbi bashkëpunimin me vëllain, Albanin, i cili është këngëtar i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ai tregoi se ka mësuar shumë nga vëllai i madh për sa i përket muzikës. Ndër të tjera, këngëtari tregoi se vazhdon të merrët me art. Ai jep mësim në një shkollë në Kosovë lëndët e multimedias. Gjithashtu, foli edhe për bashkëpunimin me Rita Orën.

Për videoklipin që Rita ka bërë në Kosovë, më ka kontaktuar për të organizuar pjesën e lokacioneve për të dalë më motoçikleta. Meqenëse ne njiheshim, në këtë mënyrë ka ardhur një lloj bashkëpunimi.