Pasò Sport

Agron Duka krijon skuadrat e volejbollit për femra e meshkuj nga politika. Ja ku luajnë Rama, Basha e Duma…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte sot i ftuar në emisionin “Paso” në Top Albania Radio.

Në një intervistë me Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbanin, Duka u fokusua tek volejbolli  dhe rëndësinë që duhet t’i japë shteti.

Gjatë diskutimeve dhe rrëfimeve për sportin dhe në veçanti për volejbollin, së bashku krijuan dy skuadra imagjinare në volejboll me personazhet e politikës.

I vendosur në një lojë, për ta bërë intervistën edhe më interesante, jashtë kornizave që jemi mësuar ta shohim zakonisht, Dukës iu kërkua që të realizonte dy formacione në volejboll me personazhet e politikës, për meshkuj edhe për femra.

Formacioni – Meshkuj

1.Unë

2.Edi Rama (kryesorë)

3.Ilir Beqaj

4.Lulzim Basha

5.Fatos Nano (pasues)

6.Edi Paloka

Formacioni – Femra

1.Grida Duma (pasuese shumë e mirë)

2.Jorida Tabaku (gjuajtse e mirë)

3.Vasilika Hysi

4.Arta Dade

5.Valentina Leskaj