Celebrities

Agron Llakaj emocionon me deklaratën prekëse për bashkëshorten e tij Kostandina!

I ftuar ditën e sotme në “Më lër të flas” ishte Agron Llakaj, një figurë shumë e rëndësishme për vëllezërit Veshaj. Shpeshherë në media është bërë publik kontributi dhe ndihma e aktorit të humorit për vëllezërit Veshaj duke theksuar rolin e pazëvëndësueshëm që ai ka patur në karrierën e tyre. Në një intervistë shumë të veçantë, madje edhe emocionuese, Llakaj ka treguar jo pak, teksa ka shprehur lumturinë dhe krenarinë për djemtë e tij, siç ai i quan.

Ju çfarë keni dashur, e keni bërë. Bravo ju qoftë! Jam i lumtur. Në rrugëtimin tim prej afërsisht 40 viteve nuk e dija që rrugës do të kisha mundësinë që atë që kisha ta ndaja me të tjerët. Faleminderit që më keni bërë pjesë të familjes suaj me dashurinë dhe mirënjohjen tuaj.

Agron Llakaj u shpreh më tej për sakrificat jo vetëm të tij, por edhe të bashkëshortes, drejt rrugëtimit të tij për t’u bërë një aktor profesionist.

Në moshën 27-vjeçare, kur kisha dy fëmijë, erdha në Tiranë që të fitoja të drejtën për të fituar shkollën për aktrim. Kostandina më mbështeti 4 vite dhe më duhet edhe një jetë tjetër që t’ia shpërblej. Mori përsipër të rriste fëmijët, me një sakrificë të jashtëzakonshme. Më vjen mirë që arritëm të krijojmë të ardhmen tonë. Në çdo sukses timin është ngjyrimi i Kostandinës brenda.

Llakaj foli më tej për rrugëtimin e tij profesional, teksa padiskutim preku edhe “Portokalli-në”.

Takimi i parë ka qenë me të ndjerin Dritan Hoxha dhe ishte ne ndërrimin e viteve 2002-2003. Më tha do bëjmë një show dhe lindi ideja e “Portokalli-së”. Biletat për “Portokalli” shiteshin dy muaj më parë…

Imitimet e jashtëzakonshme dhe historitë e mrekullueshme të aktorit të humorit sigurisht që nuk munguan ditën e sotme në “Më lër të flas”. Ndërkohë, lojërat shumë gazmore nuk munguan as në këtë episod në fund të intervistës.