Aktualitet Politikë

Ahmetaj i kërkonte të mos bënte gjykatësin, kryeministri i përgjigjet!

Javë më parë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj kërkoi që “kryeministri të mos bëjë gjykatësin”, shefi i qeverisë i përgjigjet për herë të parë. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së ku u diskutua lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama tha:

Nëse do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.

Por, si shprehej Arben Ahmetaj?

Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë që secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin.

E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj e perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Eshtë një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje.

Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do t’i kem shumë shpejt.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të kaluar në gjykim dosjen për inceneratorin e Elbasanit rrëzoi të gjitha alibitë e ngritura nga dy prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi se Arben Ahmetaj ishte nën hetim.

Gjykata pranoi të merrte nën hetim dosjen e dorëzuar nga SPAK, ku mes të akuzuarve nuk ka asnjë zyrtar, ish-zyrtar dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave në atë kohë. Madje as vetë Ministria e Financave apo ajo e Ekonomisë dhe e Sipërmarrjes që drejtohej nga Ahmetaj në kohën e dhënies së koncesionit nuk përmendeshin fare në dosje.

Në vend të tyre, nën akuzë janë marrë ish-anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave që hartuan kontratën e koncesionit, por jo firmëtarët e kësaj kontrate.

Vendimi i gjykatës rrëzoi të gjitha alibitë procedurale të ngritura nga dy prokurorët e SPAK-ut, sidomos pretendimin e tyre për ndarjen e dosjes në katër akte. E njëjta alibi u përdor prej tyre sa herë që në media denoncoheshin provat që implikonin Ahmetajn me këtë dosje.