Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

“Ai dhe unë”, Loredana në një lidhje të re dashurie?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Loredana i ka shtuar akoma më shumë dyshimet se ndoshta reperja mund të jetë në një lidhje dashurie. Kjo për shkak se ditën e sotme bukuroshja ka publikuar në Instastory një postim ku shkruhet ‘Him and I’, që do të thotë ‘Ai dhe unë’. Edhe pse shumë aludime ka pasur kohëve të fundit në lidhje me jetën private të Loredanës, ende nuk e dimë nëse është një histori e re dashuria apo ndodhta ndonjë e vjetër.

 

Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj e së fundmi ka ngritur dyshime të reja rreth jetës së saj private për shkak të postimit të saj të fundit në Instastory. Bukuroshja ka postuar disa lule të ndodhura mbi tavolinë në shtëpinë e saj dhe në foto krahas tyre ka vendosur një ’emoji’ me zemër të kuqe, duke na bërë të gjithë kurioz se kush mund t’ja ketë dhuruar këto lule Loredanës.