Celebrities Gossip Showbiz

“Ai nuk është i lumtur…”/Miku i Princit Harry i shqetësuar për të!

Paul Burrell, shoqërues i Princeshës Diana për 10 vjet deri në vdekjen e saj në 1997, shprehet i shqetësuar për mënyrën se si po shkojnë gjërat mes Princit Harry dhe Meghan. Ai tha se fotot e Harry-t dhe bashkëshortes së tij në një ndeshje në Kaliforni javën e kaluar e bënë të ndihej i trishtuar. Më herët, ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James kishte pohuar se Meghan po shfaqte sjellje “poseduese” pasi u fotografua duke tërhequr Harry-n për një puthje dhe më pas fshiu gjurmët e buzëkuqit që kishte lënë pas.

Paul mendon se kjo është shqetësuese edhe pse ai pranon se u ndje i emocionuar kur Harry u takua për herë të parë me Meghan dhe kishte shpresa të mëdha për romancën e tyre, por tani ai ka ndryshuar mendim.

Mendova se Meghan ishte kjo frymë e freskët që do të modernizonte familjen mbretërore dhe do të sillte të gjithë elementët vitalë që mungonin, por çfarë lloj dashurie është kjo? Mendoj se Harry është krejtësisht i mërzitur me të. Ai ka hequr dorë nga gjithçka. Nga të gjithë njerëzit që dua të jem i lumtur, është Harry.

Paul shton se:

Harry po kërkonte një lidhje serioze, dikë që ta rikthente në rrugën të cilën iu duk se e kishte humbur pas vdekjes së të ëmës, të cilën e përjetoi shumë. Zemra e tij u thye dhe askush nuk mund ta rregullonte derisa erdhi Meghan. Por Paul nuk është i bindur se Harry është i lumtur me jetën e tij të re në Shtetet e Bashkuara.

Miku i Dianës, i cili parashikon që në një moment Harry do të kthehet në UK dhe do të pajtohet me William vijoi duke thënë se:

Çfarë shokësh do të gjejë ai në Kaliforni? Ai nuk është rritur atje me askënd!

Rikujtojmë se së fundmi babai i Meghan Markle, Thomas Markle, u shtrua në spital pasi besohet se ka pësuar një goditje në tru. 77-vjeçari u fotografua duke hyrë në një ambulancë në Tijuana, Meksikë, me një maskë oksigjeni në fytyrën e tij. Ndërkohë, motra e Meghan ka fajësuar prej kohësh Dukeshën e Sussex-it për problemet e babait të tyre me shëndetin.